Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi për Ramën: “Do të rrethojnë Kryeministrinë, do ikësh si Fatos Nano, i veshur si fshatar”


Mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Repolitix”, kryeministri Edi Rama pati një përplasje me gazetarin e “Koha Jonë”, Nikollë Lesin.

Ky i fundit e paralajmëroi kryeministrin se para zgjedhjeve lokale, opozita dhe qytetarët do të rrethojnë Kryeministrinë. Po ashtu, i tha që uronte të mos ikte në Maqedoni si Fatos Nano, i veshur si fshatar sipas tij. Ndërkohë Rama nga ana tjetër, e konsideroi gazetarin të lodhur.

DEBATI:

Lesi: Duro, duro, por atë të lodhurën do e shohim nga dhjetori. Nga pranvera do e shohësh lodhjen.

Rama: Çfarë do shohim? Me Kohën tonë”

Lesi: Se do vijmë te pyetja e opozitës.

Rama: Në emër të kujt flet?

Lesi: Unë flas në emër të oponencës.

Rama: Çfarë do shohim? Se me “Kohën tonë s’kam çfarë të shoh”.

Lesi: Uroj që kurrë mos të të shoh si Fatos Nano duke ikur me vrap.

Rama: Ku të iki.

Lesi: Do të rethojnë Kryeministrinë të opozitës.

Rama: Koha Jonë?

Lesi: Jo jo, opozita.

Rama: Aaa ti flet në emër të atyre?

Lesi: Po kam informacion se unë jam gazetar, si nga Kryeministria, si nga opozita.

Ja pyete, është bërë gati, besoj se do i shohin zyrën.

Rama: Do ketë çadër?

Lesi: Jo jo, s’ka çadër. Do i shohin pikturat e zyrës se i ka të bukura.

Minga: Para apo pas zgjedhjeve?

Lesi: Nuk e di por përpara zgjedhjeve…Uroj të mos ikësh në Maqedoni, si Fatos Nano, i veshur si fshatar. Mbaje mend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *