Vendosni fjalën kyçe....

ME FOTO/ Veliaj e inaguroi një muaj më parë, prishen pllakat e trotuarëve te “Zogu i Zi”


Projekti i rikonstruktimit të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi” u përurua para një muaj nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përveçse fotot e projektit në letër janë krejt e kundërta e asaj çfarë është realizuar, duhet të themi se sheshi ka filluar të prishtet.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme të publikuar nga “Jeta Osh Qef” pllakat e trotuarve janë prishur, madje kanë lëvizuar edhe nga vendi.

Si u devijua projekti?

Projekti u devijua tërësisht, duke nisur që nga trotuari për këmbësorët që parashikohej të ndërtohej, edhe pse edhe s’kuptohet pse ishte parashikuar në  kushtet kur mungojnë vizat e bardha dhe as që parashikohej ndërtimi i tyre, duke e bërë të pamundur kalimin e qytetarëve në rrethrrotullim.

Po kështu disa shtresa, pemë dhe shatërvane të parashikuara në projekt mungojnë. Edhe skulptura  “Cosmic S”  e vendosur në mes të rrotullimit e punuar nga Helidon Xhixha, që është konsideruar nga kryebashkiaku si një ndër artistët më të kërkuar… është krejt ndryshe.

Projekti në letër dhe në realitet


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *