Pas protestes së banorëve të zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre, vjen një lëvizje nga anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Mësohet se këta të fundit kanë vendosur unianimisht që të bojkotojnë nesër mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Në mbledhjen e përbashkët, Opozita e Bashkuar në Këshillin Bashkiak Tiranë,vendosi :
Si akt proteste ndaj sjelljes së paprecedentë të kryetarit të Bashkisë Tiranë,fyerjeve raciste, sjelljes denigruese dhe përcarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës, të refuzojë pjesmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tiranë,dhe ti bashkohet protestës së banorëve të Tiranës, në mbështetje të kërkesave të tyre të ligjshme,të së drejtës së jetës,banesës dhe dinjitetit njerëzor.
Opozita zgjedh të jetë në krah qytetarëve përballë kësaj klike të korruptuar e të shthurur,që vetëm në sajë të votave të blera nga mafia dhe grupet e trafiqeve të drogës sundon vendin dhe Tiranën”, thuhet në reagimin e PD-së.