Vendosni fjalën kyçe....

Edhe pse nuk e njeh si shtet, Spanja lejon përdorimin e simboleve të Kosovës 


Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo është deklarata e Komitetit Olimpik spanjoll, lëshuar këtë të mërkurë.

Vendimi vjen pasi zv.presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Juan Antonio Samaranch paralajmëroi se refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën ishte një pengesë madhore për zhvillimin e kompeticioneve të rëndësishme sportive në vendin iberik.

“Qeveria spanjolle do t’iu ofrojë delegacioneve sportive nga Kosova, që do të vijnë për të garuar në Spanjë, të gjitha mjetet e nevojshme duke filluar nga vizat, e sigurisht do t’i lejojë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, nga himni e deri te flamuri, në përputhje me protokollin e IOC-së”, thuhet në deklaratën e Komitetit Olimpik spanjoll, raporton Top Channel.

Vendimi është marrë nga Ministria e Jashtme spanjolle, konfirmon më tej ky komitet.

Spanja, e cila përballet edhe vet me lëvizje separatiste në Katalonjë dhe krahinën Baske, është njëra prej 5 vendeve të Bashkimit Europian që nuk e njohin ende pavarësinë e shtetit ballkanik, që u mëvetësua nga Serbia në vitin 2008.

Kjo gjë përbënte një problem për të gjithë atletët nga Kosova, të cilët donin të merrnin pjesë në kompeticione ndërkombëtare në Spanjë. Për shembull, gjatë kampionatit botëror të karatesë që u zhvillua më 6-11 nëntor në Madrid, atletët nga Kosova u lejuan të garonin vetëm me akronimin e Federatës së tyre në uniformat sportive. Por tabelat e rezultateve i identifikonin ata si “World Karate Federation WKF 5) dhe himni e flamujt ishin ndaluar.

Kjo bëri që IOC-ja t’u kërkonte federatave ndërkombëtare të mos i japin më të drejta organizimi Spanjës, derisa kjo çështje të zgjidhej, siç bën të ditur një burim nga organi me seli në Zvicër për “AFP”-në.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *