Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri-banorëve të Astirit: Kjo është zgjidhja që ofrojmë


Që prej datës 3 nëntor, banorët e Astirit janë ngritur në protesta, kundër shembjes së banesave të tyre për shkak të projektit të “Unazës së Madhe”.

Ministri i Infrastrukturës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, duket që nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim, pavarësisht deklaratave të protestuesve, që nuk do e ndalojnë protestën deri në marrjen e një dëmshpërblimi, si ata që janë të legalizuar, ashtu edhe ata që nuk janë të legalizuar.

Në një reagim në “Facebook”, Gjiknuri thotë se banorët me dokumentacione do të shpronësohen në vlerën 100%, ndërsa ata që kanë pasur pa leje shtëpitë e tyre, do të marrin vetëm qira për tre vite dhe do të trajtohen me prioritet për banesa sociale.

“Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes. Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. 

Pronarët shpronësohen 100%.

Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale”, shkruan Gjiknuri krahas një videoje, ku jepet projekti për “Unazën e Madhe”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *