Në një takim me strukturat e partisë në Dibër kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI së bashku me partitë e tjera opozitare ka nisur konsultimet për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale në qershor të vitit të kaluar.
Kryemmadhi u shpreh se shumë shprejt do të ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota. Ajo la të hapur mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato vendore.
Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota. Njeriu që ja pin gjakun më shumë shqiptarëve është Edi Rama dhe sekti i rilindjes”, tha Kryemadhi.