Vendosni fjalën kyçe....

“Ma jep atë dreq karikuesi”, ish-deputeti publikon padashje VIDEON ku i bërtet gruas


Tommy Robinson, ish-deputet i Partisë Nacionaliste të Britanisë, ka publikuar një video në “Instagram”, ku dëgjohet duke i bërtitur gruas.

Edhe pse vetë Robinson nuk ka deklaruar asgjë mbi çështjen, por me siguri videoja është publikuar aksidentalisht pasi është fshirë menjëherë, sipas “The Sun”.

Robinson kishte shpërndarë imazhin e një hamburgeri me pulë, kur dëgjohet momenti i bisedës me partneren.

Teksa ai po fliste për ushqimin, papritmas doli një ekran i zi ku Tommy dëgjohej që kishte mosmarrëveshje me gruan.

Robinson i tha dy herë të shoqes që t’i jepte karikuesin.

Por ajo i thotë se duhet t’i kërkonte falje. Mirëpo Robinson i kthehet duke bërtitur: “Ma jep atë dreq karikuesi.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *