Sot përfundon afati i dekretimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm nga presidenti Meta. Emri i Lleshajt u propozua nga kryeministri Rama si ministër i Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.
Por Meta nuk u dekretoi emrin e tij dhe kjo çoi në një sulm nga ana e kryeministrit Rama ndaj presidentit duke deklaruar në Kuvend se nuk hiqte dorë nga propozimi i tij duke e quajtur veprimin e Metës si antikushtetues.
Në të njëjtën seancë maxhoranca e miratoi Lleshajn si zv.ministër të Brendshëm. Pas publikimit të arsyeve të kreut të shtetit për mosdekretimin e Lleshajt si ministër, rezultoi se ishte kryeministri ai që kishte shkelur Kushtetutën duke qenë se kishte propozuar për ministër të brendshëm një Gjeneral aktiv si Lleshaj.
Në letrën dërguar Metës, duke cituar kërkesën e Lleshajt për të hequr dorë nga karriera ushtarake, Rama i kërkon kreut të shtetit dekretimin e propozimit të tij si ministër të Brendshëm për të shmangur krisjen dhe përplasjen e mëtejshme ndërinstitucionale.