Banorët e Astirit edhe ditën e sotme kanë dalë në protestë për projektin e “Unazës së Re”. Në mbëshetje të tyre në protestë ndodhen edhe deputetë të Partisë Demokratikes, Flamur Noka, Orjola Pampuri, Klevis Balliu dhe Dashamir Shehi.
Banorët Astirit kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre që do të prishen për shkak të projektit me vlerën e tregut. Banorët edhe sot kanë bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta”.
“Duan shtëpitë tona”, “Rama hajdut”,”Projekt mafioz’, “Erion Veliaj këtu vendosim ne”, këto janë disa nga thirrjet e banorëve të zonës.
“Nuk ka të drejtë të marrë parat tona. Kemi emigruar dhe kemi bërë këto banesa. Ne nuk largohemi, duam të drejtën tonë”, u shpreh një qytetar.