Në Berat janë proceduar penalisht në Prokurori dy inferimerë pasi para dy ditësh ndëruar jetë një fonjë në maternitetin e këtij qyteti.
Familja e një foshnjeje 10 ditëshe që ka ndërruar jetë përpara dy ditësh ka denoncuar në Prokurori bluzat e bardha, inferimerët me iniciale K.SH dhe T.Z, respektivisht 50 dhe 52 vjeç.
Foshnja është lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator.
Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të miturës, hetuesit kanë filluar hetimet ndaj infermiereve të këtij spitali.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për shtetaset K.Sh. dhe T.Z., respektivisht 50 dhe 52 vjeç, banuese në Berat.