Vendosni fjalën kyçe....

Pas dorëheqjeve, Theresa May emëron ministrin e ri për Brexit


Theresa May ka emëruar  Stephen Barclay  Sekretarin e ri  për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar.  Barclay, i cili ka qenë mbështetës i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka shërbyer më parë si ministër i Shëndetësisë dhe Kujdesit Shëndetësor.

Ai zëvendëson Dominic Raab, i cili ka dhënë dorëheqje të enjten, pas publikimit të planit të kryeministres May për Brexit.

Zëdhënësi i kryeminstres ka thënë se Barclay do të vazhdojë përgatitjet për marrëveshje apo jo rreth Brexitit në pozitën e tij të re.

Duhet të themi se katër dorëheqje të profilit të lartë janë bërë së fundmi në qeverinë e Theresa May-t. Kabineti i saj po “shkërmoqet” dhe e gjitha kjo ka lidhje me marrëveshjen e  Brexit pasi disa prej anëtarëve të qeverisë së saj nuk janë dakort. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *