Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Buxheti 2019, Rilindja do i grabisë shqiptarëve edhe 100 milionë euro të tjera nëpërmjet taksave


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e LSI-së në qytetin e Shkodrës ka komentuar diskutimet për buxhetin e vitit 2019.

Kryemadhi tha se nëpërmjet këtij buxheti, Rilindja do tu vjedhë shqiptarëve edhe 100 milion euro të tjera nëpërmjet taksave, për tua dhënë këto para koncensionarve dhe oligarkëve të Rilindjes. Kryemadhi tha se ky buxhet që vjedh paratë e shqiptarëve thjesht do pasurojë xhepat e oligarkëve, dhe nuk do të bëj asgjë për qytetarët, për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Diskutojmë dhe shikojmë teatro  në televizion nëpërmjet  komisioneve te ashtuquajtura komisione tashmë të Kuvendit të Shqipërisë që vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk është por është Kuvendi i Rilindjes së krimit, sesi bëhet debat për buxhetin. Për atë buxhet që shqiptarëve ju vjedh vetëm për  2019 edhe 100 milionë të tjera euro nga taksat e shqiptarëve për tua dhënë koncesionarëve, të cilët janë klientët apo dhe frekuentuesit e Kryeministrit sharlatan Edi Rama.

Shikojmë një buxhet që iu vjedh paratë qytetarëve shqiptarë për ti dhënë te ashtuquajturës shëndetësi falas. Jam e bindur që pjesa më e madhe e juaja nëse trokisni në dyert e spitaleve apo ambulancave do të shikoni që shëndetësia falas është thjesht një slogan i trilluar”- u shpreh Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *