Vendosni fjalën kyçe....

E zhdukur prej një viti, gjendet nëndetësja argjentinase me 44 persona në ekuipazh


Marina argjentinase ditën e premte lajmëroi gjentjen e nëndetëses ARA San Juan, e zhdukur një vit më parë me 44 persona ekuipazh, në fund të oqeanit Atlantik.

“Kemi pasur një sinjal pozitiv identifikimi të ‘ARA San Juan’ në një thellësi prej 800 metrash”, thuhet në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale nga Marina argjentinase.

Ishte pikërisht “Seabed Constructor”, një anije në pronësi të një firme amerikane kërkimi “Ocean Infinity”, ajo që arriti të zbulonte mbetjet, edhe pse ka dalë që në shtator në përpjekjen e fundit për të gjetur “San Juan”-in shkruan Tg.com.

Marina humbi kontaktet me nëndetësen më 15 nëntor të vitit të kaluar, rreth 450 km nga brigjet argjentinase. Ajo po kthehej drejt bazës së saj, nga Ushuaia në pikën më jugore të Argjentinës. Dy ditë më parë familjarët e personave të zhdukur organizuar një ceremoni në nder të tyre në ditën që kishin humbur kontaktet me ta.

Marina argjentinase është kritikuar ashpër për mënyrën e menaxhimit të operacioneve të saj, që nga momenti i parë i raportimit të vonesës së nëndetëses në Mar del Plata, më 16 nëntor të vitit të kaluar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *