Vendosni fjalën kyçe....

Mesazh me kocka kafshësh, arrestohet shqiptari që kërcënonte tregtarin italian


Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Chieti, nën akuzën e grabitjes së parave kundër një tregtari në Francavilla al Mare. Po ashtu, shoku i tij 23-vjeçar po ndiqet penalisht për të njëjtën vepër.

Shqiptari është arrestuar pas një denoncimi të një tregtari, i cili thoshte se për një periudhë 3-mujore, dy shqiptarë e kishin zhvatur duke i marrë në disa raste shumta në 5 500 euro.

Tregtari thotë se shqiptarët e frikësonin dhe taktikat e tyre për ta bërë këtë bëheshin gjithnjë e më serioze, duke arritur kulmin me dërgimin e një mesazhi që përmbante eshtra të një kafshe, shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje, nëse nuk paguante paratë.

Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka një histori të mëparshme për përfshirje në trafikun e drogës dhe krimet kundër personit, aktualisht i ishte nënshtruar shërbimit të provës, ndërsa është denoncuar gjithashtu edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.

Në mediat italine shkruhet se tregtari ishte takuar rastësisht me shqiptarin në fund të verës në biznesin e tij dhe që atëhere kishin nisur kërcënimet e çuditshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *