Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petri Vasili, ka reaguar lidhur me përurimin e një ekspozite të Ramës në Gjermani.
Vasili i kujton Ramës situatën me policinë e Shtetit, ku në provimin e fundit për titullin komisar, rezultoi se punonjësit e policisë kishin kopjuar masivisht çka ka sjellë shtyrjen e këtij konkursi pa nëj fata të caktuar.
Sipas Vasilit, Rama shet poçe balte, ndërsa policia mbush poçen me paratë e provimit, 4000 euro copa.
“Policia e kryeministrit, qe shet provimet e saj do te ruaje shitblerjen e votave???
Kryeministri hap ekspozita e shet poçe balte ne Gjermani, policia mbush poçen me parate e provimit, 4000 euro copa.
Aferim… Sic eshte kryeministri ashtu eshte edhe policia.
Ky kryeminister me kete polici do te ruaje shitblerjen e votave?
Perendia mos e dhente, keta shesin edhe… per para’.”, shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së.