Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit përplasen me policinë, shoqërohen 6 persona


Përplasje mes banorëve dhe policisë ka ndodhur mbërmjen e sotme në protestën e Astirit. Banorët kanë tentuar të prishin rrethimin e kantierit të parë që është ngritur për të ndërtuar  “Unazën e Re” dhe janë përplasur me policinë.

FNSH dhe policia nuk i  kanë lejuar  banorët të futen në kantier por këta të fundit kanë mundur.  Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar në polici dhe janë: Gëzim Sadikaj, Edmond Frangu, Arben Qyrani, Armando Gishto, Shpëtim Billo dhe  Paolo Ahmetcenaj, 17 vjeç.   

  “Nuk largohemi pa na sjellë vëllezërit tanë. Ky është një turp po kërkojmë të drejtat tona. Nuk na merrni dot tokat pa na dëmshpërblyer. Mos na bëni presione ditë e natë. Na vini me makina të shtrenjta dhe na bëni presion. Nuk kemi frikë nga ju, lironi djemtë tanë. Mos i provokoni qytetarët, shikoni hallet tuaja. Do ta bësh ’97 ‘Unazën e Re’, shtëpitë do i mbrojmë me gjak.”, shprehen qytetarët.  Sot është dita e 16-të protestës dhe ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut nëse banesat e tyre prishen. 

“Poshtë hajdutët”, “Qeveri hajdute”, “Do vijmë,do vijmë do ta gjejmë shtëpinë”, “Turp, Turp”, janë thirrjet e banorëve.  Ata kanë bllokuar sërish këtë aks rrugor. 

Deputetë e opozitës si Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari ndodhen pranë protestuesve. 

“Kam qenë një admirues i Ramës dhe Erion Veliajt, kjo që po ndodh tani është një katastrofë. Qeveria shqiptare po na pi gjakun. Nuk u ngopën. Po na sjellin mafien këtu mes fëmijëve dhe po na marrin pronat”, u shpreh një qytetar./ Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *