Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Astir, shoqërohen në polici 6 banorë


Pas përplasjeve mes banorëve  dhe policisë në protestën e Astirit janë shoqëruar në Komisariatin nr.6 disa prej tyre.

Mësohet se në polici janë shoqëruar Gëzim Sadikaj, Edmond Frangu, Arben Qyrani, Armando Gishto, Shpëtim Billo dhe  Paolo Ahmetcenaj, 17 vjeç.   Banorët kanë tentuar të prishin rrethimin e kantierit të parë që është ngritur për të ndërtuar  “Unazën e Re” dhe janë përplasur me policinë. 

FNSH dhe policia nuk ka lejuar banorët  të futen në kantier por këta të fundit kanë mundur.  “Nuk largohemi pa na sjellë vëllezërit tanë. Ky është një turp po kërkojmë të drejtat tona. Nuk na merrni dot tokat pa na dëmshpërblyer. Mos na bëni presione ditë e natë. Na vini me makina të shtrenjta dhe na bëni presion. Nuk kemi frikë nga ju, lironi djemtë tanë. Mos i provokoni qytetarët, shikoni hallet tuaja. Do ta bësh ’97 ‘Unazën e Re’, shtëpitë do i mbrojmë me gjak.”, shprehen qytetarët. 

Sot është dita e 16-të protestës dhe ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut nëse banesat e tyre prishen nga projekti i “Unazës së Re”.

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *