Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti socialist përdori fjalën “autik” për sulme politike, psikologia: Ata as nuk vjedhin dhe as nuk propogandojnë


Psikologia Denata Toce ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hysenit, në të cilën përdori shprehjen “autik” për sulme politike.

Në një postim në rrjetet sociale Toçe ka shkruar se deputeti duhet të kërkoj falje për përdorimin e fjalës “autik” si një epitet fyes për një prej figurave politike të vendit.

Ju ftoj të kërkoni falje publike për përdorimin e fjalës “autik” si një epitet fyes për një prej figurave politike të vendit. Ju I keni dhënë shoqërisë të pakten tre mesazhe: 1. Përdorimi i “Autizmit” si konotacion negativ duke ndihmuar kështu stigmen të zë më shumë vend mes nesh 2. Të sjellë në vëmendje “autizmin” si një Çrregullim i cili nuk ka shpresë si për fëmijët dhe për familjarët që kalojnë kohë më këta fëmijë.

Ndërkohë që shumë prej tyre ia dalin lehtësisht të jenë pjesë e shoqërisë. Por duket se deputiteti nuk ka shumë informacion, ose më mirë aspak, dhe për më tepër, mungesë ndjeshmërie ndaj njerëzve me aftësi ndryshe.

E ftojë gjithashtu deputetin të kryqëzojnë një herë jetën e tij pranë një fëmije apo individi me autizem, ka shumë gjasa që do ndryshojë mendje në raport me epitetin që i ka vendosur në mesazhin e tij ish kryeministrit.

Fëmijët me autizëm nuk fyejnë dhe gënjejnë, nuk ngrejne kurthe dhe shantazhojne, nuk vjedhin dhe propangandojne. Ata thjesht janë më të mirë se ju, ky është fakt! Dhe një gjë është e sigurte, që e mbajnë fjalën e dhene”, – ka shkruar ajo në postimin e saj.

Më tej ajo shkruan se këta fëmijë autik janë më burra se deputeti Hyseni.

Janë me “burra” se ju! E pra, matuni mire heres tjetër që ju shkon ndërmend të përdorni një epiteti si ky, apo ndonjë tjetër si ajo e sindromes Doën. Edhe në këtë rast, betejën e “njeriut të mirë” e keni humbur. Fitojnë prapë ata”, – shkruan më tej psikologia.

Në përfundim të postimit, Denada Toçe ka shkruar “Me këto epitete, iu përgjigjet thirrjes për ndihmë  të prindërve me fëmijë në vështirësi zhvillimi, me sytë nga politike, se për ata ka shumë pak shpresë që të kenë mbështetjen tuaj”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *