Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti socialist Alket Hyseni masakrohet nga komentuesit pas fyerjes ndaj fëmijëve autikë


 

Deputeti socialist Alket Hyseni, ditën e djeshme përdori një fjalor tejet fyes ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, mirëpo i fyer nuk mbeti vetëm ky i fundit.

Përdorimi i termit “plak autik” bëri që shumë shqiptarë të ndjehen të fyer, për shkak se rreth 250 mijë persona të prekur nga  autizmi jetojnë në vendin tonë dhe numri i të sëmurëve po rritet nga viti në vit.

Por deputeti Hyseni duket se nuk e ka menduar këtë pjesë dhe pavarësisht kritikave që ka marrë në rrjetet sociale, nuk e ka fshirë postimin.

Shumë komentues kanë reaguar ashpër ndaj Hysenit, duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen, apo duke i kërkuar që së paku të fshijë postimin.

Qytetarëve të cilët kanë reaguar nëpër komente, krahasimi me autikët në nuance fyese është i papërshtatshëm.

“AUTIK?? Je dhe deputet.. ste vjen turp!! Po ku keni turp ju?? Po ata qe kane femijet autik si do ndihen qe kane votuar nje njeri si puna juaj qe tallet me femijet e tij.. sa Turp sa turp qe ndjej qe kam votuar per kte shtet dhe qeveri. Dhe pse .. qe te dilni ju deputet dhe te ofendoni qindra femije autik ne Shqipri.. Bravo”, shkruan një nga komentyuesit.

“Fshije kete postim, kerko falje, dhe jep dorheqje nga deputet. Si ka mundesi qe nje deputet te shkruaje ne kete menyre. Cfaj te kan autiket ata nuk e kan zgjedhur vet ate gjendje, ty mos ne rente kur ne pjes. Po je shpirt katil qe ndan njerzit ne grupe turp te kesh je dhe deputet”, shkruan një tjetër, ndërkohë që ka edhe nga ata që i kthehen po me fyerje Hysenit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *