Vendosni fjalën kyçe....

Goditet banda e drogës në Itali, dy shqiptarë mes të arrestuarve (VIDEO)


Dy shqiptarë janë arrestuar si pjesë e një bande trafikantësh në Venecia të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme në Venecia, u arrestuan 20 persona.

Në këtë operacion të madh kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës morën pjesë rreth njëqind karabinierë dhe oficerë të policisë lokale.

Droga përfundonte në tregun e Venedikut, deri në shkolla dhe në parqe.

Jo vetëm autoritetet italiane morën pjesë në këtë operacion, por edhe ato të Spanjës nga ku vinte droga dhe Austrisë.

Këta persona funksiononin si grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike në disa shtete.

Grupi i të arrestuarve përbëhet nga shqiptarë, moldavë, ukrainas si dhe italianë. Dy shqiptarët janë identifkuar si Harient Helmi 22 vjeç dhe Leonardo Staka, 26 –vjeç.

Autoritetet kanë nisur kontrollet për verifikimin e pasurive të 20 personave të arrestuar, ndërsa dyshohet që pronat e tyre të arrijnë deri në 1 milion euro pasuri.

VIDEO si funksiononte banda:

 

http://www.veneziatoday.it/cronaca/arresti-droga-carabinieri-20-novembre.html


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *