Vendosni fjalën kyçe....

Zgjerohet protesta e banorëve të Unazës së Re, i bashkohet edhe Bregu i Lumit


Banorët e Bregut të Lumit kanë vendosur t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës së Re duke nisur nga dita e sotme.

Bëhet fjalë për qindra banorë të 44 banesave të cilat prishen në kuadër të ndërtimit të Bulevardit të Ri të Tiranës.

Ata janë njoftuar nga IKMT-ja që të lëshojnë banesat brend 10 ditësh, pa asnjë dëmshpërblim dhe pa asnjë dokument zyrtar, ku të tregohet trajtimi financiar i tyre për banesat që kanë ndërtuar prej më shumë se 20 vjetësh.

Banorët thonë se i kanë paguar të gjithë taksat dhe detyrimet shtetërore ndërkohë që kanë paguar edhe detyrimet e kërkuara për procesin e legalizimit, pjesë e së cilës janë.

Ata do i bashkohen protestës te Unaza e Re duke nisur nga dita e sotme ndërsa në vijim duke deklaruar se nuk nuk kanë ndërmend t’i lëshojnë banesat klu jetojnë bashkë me familjet e tyre prej më shumë se 20 vjetësh pa u dëmshpërblyer për prishjen e tyre, siç ka ndodhur me banesat e prishura në pjesët e tjera ku është ndërtuar Bulevardi i Ri, të cilat janë dëmshpërblyer të gjitha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *