Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje me armë në Vlorë, hajdutët marrin para dhe celularë


Një grabitje me armë ka ndodhur në qytetin e vlorës mbrëmjen e sotme ku tre persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur paratë dhe disa aparatë telefonikë të një biznesi privat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 përgjatë bulevardit Vlorë – Skelë dhe mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar dhe me armë.

Në momentin kur ka ndodhur grabitja, po bëhej mbyllja e dyqanit. Maskat kanë kërcënuar dy punonjëset duke marrë para dhe telefona celularë.

Zona ku ka ndodhur grabitja është në rikonstruksion, e pa frekuentuar gjatë kësaj periudhe, pasi rruga është bllokuar për punimet.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *