Vendosni fjalën kyçe....

40 milionë euro për 2.3 kilometër, Autoriteti Rrugor Shqiptar: I gjithë dokumentacioni është bërë publik


Rehabilitimi i rrugës nga “Pallati me Shigjeta” e deri te “Sheshi Shqiponja” ka ndeshur në kritika të forta nga qytetarët dhe ekspertët e ekonomisë e infrastrukturës, jo vetëm për kostot por edhe për mungesën e transparencës në dokumentacion.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, nëpërmjet një deklarate sqaron sot se ka spekulime publike mbi këtë projekt.

“I gjithë dokumentacioni në funksion të projektit është bërë publik dhe ekziston i shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Fatkeqësisht, në mënyrë të qëllimshme asnjë nga ata që spekulojnë me synim dizinformimin e opinionit publik nuk i referohet dokumenteve për të parë se çfarë parashikon projekti dhe kostot përkatëse për çdo zë.”, thuhet në deklaratë.

Më tej përfaqësues të autoritetit kontraktor shtojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë vlerën 4.4 miliard lekë, 74.7% të totalit të kostos.

Por eksperti i ekonomisë Pano Soko hedh dyshimin se “gjithë filmi me këto koncesionet e tenderat e rrugëve nuk bëhet tek çmimet, se ato janë miratuar me VKM dhe aty s’lëviz dot, por te volumet e punimeve dhe cilësitë e materialeve”.

“Pra, nga 1 m3 asfalt që mund të dojë rruga në fakt, në kontratë shënohen 10 dhe aty ne fakt hidhet vetëm 1 m3 dhe 9 të tjerat shkojnë në xhep. E njëjta gjë me betonin, hekurin, me ditët e punës apo me sasitë e punës, apo me llojin e materialit që do të përdoret. Le të dalë dikush të na shpjegojë preventivin zë më zë. Meqë Kryeministri më i bukur i Sistemit Diellor është i sigurtë që aty s’ka vjedhje, le të publikojë preventivat e punimeve zë më zë.”, argumenton Soko.

DETAJET E THEKSUARA SOT NGA ARRSH-ja:

“Projekti për objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqponja” Lot 1, 2 dhe 3 përfshin sa vijon:

 2.3 km rrugë kategoria A Urbane

Karakteristika:

Korsi kalimi 2 x 3.75m

Korsi emergjence 3m

Pjesa e trafikndarëses me panelin antizhurmë 0.5m

Brez i gjelbërt i mesit (trafikndarësi) 1.8m

2 Bankina 0.7m

 4.68 km rrugët e shërbimit “Kategoria F”

Karakteristikat:

2 korsi me dy sense 3.5m + 2 bankina 0.5m

Brez i gjelbëruar 1m

 5 km trotuare 2.5m

 5 km korsi biçikletash 2.5m

 Nënkalime këmbësorësh

Ndriçim i rrugëve Kategoria Urbane A

Ndriçim i rurgëve Kategoria F

Punimet e drenazhimit dhe kullimit

 Veprat infrastrukturore inxhinierike:

 

Loti 1

Mbikalimi Sheshi Shqiponja

Nënkalimi Sheshi Shqiponja

Mbikalim Nr.1

 

Lot 2

Nënkalim Lana, Nënkalim Astir

 

Lot 3

Mbikalimi Nr.2”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *