Vendosni fjalën kyçe....

Rama pranë polices së lënduar: Vijë e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit


Kryeministri Edi Rama pasi vizitoi në spital efektiven së lënduar gjatë protestës është shprehur se  kjo është vijë e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. 

“Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, çdo motër, çdo të thotë të vijë vajza nga puna, vetë 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia. Një parti që merr persipër të mbrojë zpatues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një  vepre që nuk kanë për ta frenuar dot.

Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë.” u shpreh Rama para kamerave. 

Fillimisht u raportua në mediat proqeveritare se policja humbi 4 gishta, por më pas u zbulua se ky ishte një informacion i ekzagjeruar dhe i rremë

Rama u shpreh i prerë  se te “Unaza e Re” ata që kanë dokumenta do të zbatohet ligji, kush është me një strehë do marr bonus qeraje, ndërsa të tjerët të largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë.

Reagimi në Twitter:

“I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24- vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj. Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top, nuk ka asnjë shans të sfidojë ligjin e shtetin!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *