Një avion me plot 127 persona në bord është rrëzuar, ndërsa po zbriste në aeroportin në Bolivi.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, sipas orës lokale të ditës së djeshme. Sipas “BBC”-së, avioni Peruvian Boeing 737 po ulej në aeroportin El Alto, në perëndim të kryeqytetit La Paz, pas mbërritjes nga Cuzco të enjten.
Mirëpo ndërsa po ulej avioni rrëshqiti dhe u rrëzua në një anë. Fatmirësiht asnjë prej 122 pasagjerëve dhe pesë anëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua.
Megjithatë ky incident e detyroi aeroportin të mbyllet për disa orë.
Fluturimet u pezulluan dhe u soll një vinç për të ndihmuar lëvizjen e avionit nga pista pasi pajisja e tij e uljes u shtyp dhe gomat shperthyen.
Gjatë fluturimit nuk u raportuan probleme dhe kapiteni nuk dha asnjë paralajmërim kur aeroplani iu afrua aeroportit, thanë udhëtarët për mediat lokale. Shkaku i aksidentit nuk është ende i njohur dhe po hetohet, deklaroi më vonë ”Peruan Airlines”.
#ANF Vea como quedó la aeronave de la empresa Peruvian Airlines que tuvo un incidente en la pista del aeropuerto de la ciudad de #ElAlto.
(Video: RRSS) pic.twitter.com/p9DmfVOd5g
— Agencia Fides (ANF) (@noticiasfides) November 22, 2018