Vendosni fjalën kyçe....

“Policia dhe INUK i masakruan fëmijët personit që qëlloi me këpucë Ramën” – Denoncimi


Kryeministri Rama u qëllua dje me këpucë teksa ndodhej në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e policisë që u plagosën nga përplasja me protestuesit para Kuvendit.

Personi që qëlloi me këpucë kreun e qeverisë u shoqërua menjëherë nga forcat e policisë që ndodheshin aty.

Sipas një banori të Unazës së Re, i cili u prezantua si Lutfi Kastrati dhe ishte i pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ai rrëfeu se personi që qëlloi Ramën me këpucë ishte punonjës i administratës ndërsa policia dhe punonjësit e INUK-it i kishin terrorizuar familjen dhe dhunuar fëmijët.

Ai tregoi disa foto ku thotë se babai ka vajtur në spital në datën 15 nëntor për të marrë kartelën e fëmijëve në spital pasi ishte zhdukur.

“Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij, janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta cuar cështjen në gjykatë.” – tha Kastrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *