Vendosni fjalën kyçe....

Flamurtari mund Partizanin, ndeshja plot emocione


Flamurtari ka dalë fitimtar përballë Partizanit. Ishte një gol i Tomislav Bushic në pjesën e parë për të përcaktuar rezultatin e të gjithë takimit.

Pa Veliun, Alves dhe Siljanovski, trajneri Daja hodhi në fushë nga minuta e parë Elton Cale, i cili kishte 5 muaj pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare, por braziliani tregoi se është në nivelin e tij më të mirë me lojën që bëri në fushë.

Ishte pikërisht Cale që harkoi një top në zonë në minutën e 9’-të dhe Bushic e shfrytëzoi më së miri duke goditur me kokë dhe mposhti portierin Xhika që më kot u hodh.

Kjo është humbja e tretë në 14 javë për Partizanin, të cilët kryesojnë me 31 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu. Ndërsa Flamurtari ngjitet në kuotën e 22 pikëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *