Vendosni fjalën kyçe....

“Poshtë kriminelët”, protestë për lirimin e banorëve të Astirit (VIDEO)


Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë. Me çadra në duar ata janë duke protestuar para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe kërkojnë lirimin e banorëve të arrestuar.  “Poshtë kriminelët”, “Gjykata të mos bjerë pre”, “Turp”, “Lironi djemtë tanë” këto janë thirrjet e banorëve për qeverinë Rama.

Duhet të themi se Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë sot masën e sigurisë për të ndaluarit e protestës së të enjtes para Kuvendit. Banorët e mbledhur para Gjykatës i kanë bërë thirrje të mos bjerë pre e politës por të lirojë të afërmit e tyre.

Gjykata 25 Nentor

“I bëjmë thirrje policisë, mos të bëheni bashkërisht me krimin, që të rrini dhe të mbroni një kriminel atje…unë për vete e dorëzoj kapelën. Ju rrini në rresht atje. Ushqeni fëmijët me taksat e këtij popullit. Ne nuk jemi kriminelë”, u shpreh një banor.

Deputetët e opozitës, Edi Paloka, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj ndodhen në protestë. Ata janë futur brenda gjykatës edhe pse fillimisht pati një rezistencë nga ana e kordonit të policisë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *