Një shqiptar është gjendur i vdekur në në burgun e Trikalas Greqi. Mësohet se shqiptari është i moshës 35-vjeç dhe se policët e gjetën të vdekur në krevat, kur hynë në qeli, sepse nuk përgjigjej dhe reagonte. Mediat greke shkruajnë se Policia po heton shkaqet e ngjarjes.
Gjendet i pajetë 35-vjeçari shqiptar në burgun e Greqisë
Ky nuk është shqiptari i parë që gjen vdekjen në burgjet greke. Ilia Kareli humbi jetën i dhunuar dhe i torturuar nga policia në burg. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.