Pas reagimeve të PD-së, ka qenë edhe LSI-ja e cila kë dënuar vendimin e dhënë nga gjykata për 11 të arrestuarit. Deputetët e opozitës ishin aty për të mbështetur protestuesit.
“Sot është futur Edi Rama në burg, sepse është futur në burgun e qytetarëve , të cilët përpara shtëpive dhe jetës së tyre, nuk do të lejojnë që t’i shkelin mbi kufoma dhe t’i trajtojnë si qenie johumane.
Sot u dha në vendim i padrejtë për një djalë, që në një shtet të drejtësisë flet me forcën e fjalës dhe të veprimit. Ai mbron ëndrrën e shqiptarëve që është shtëpia. Ai mbron ëndrrën e policisë që është rendi. Ai mbron ëndrrën e sigurisë që është siguria dhe mbron ëndrrën e dashurisë që është dashuria midis shqiptarëve.”, u shpreh ajo.