Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga shqipëria drejt Italisë. Operacioni i zhvilluar nga policia italiane, u përqendrua në zonën e Puglia-s, në provincat e Leçes, Brindisit dhe Barit.
Sipas medive italiane, karabinierët po ekzekutojnë 41 urdhër arreste që janë lëshuar për anëtarët e dyshuar të rrjetit të trafikut.
Nga këta, për 30 është vendosur të shkojnë në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie.
Operacioni i koduar “Mesazhi i shkurtër”, vuri nën hetim gjithsej 55 persona. Ai u mundësua nga Stacioni policor në Speçhia me mbështetjen e Njësisë Operative në Tricase dhe u shtri nga tetori i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2017, duke lejuar të dokumentonte veprimtaritë kriminale të 2 grupeve të ndryshme që synojnë trafikimin e drogave.
Identiteti i personave të ndaluar nuk është bërë ende i ditur për mediat.