Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH: Sot vlerësuam 17 objekte te “Unaza e Re”


ARRSH ka njoftuar ditën e sotme se është kryer vlerësimi për  17 objekte me dokumente pronësie në zonën e Unazës së Re.

“Gjatë ditës së sotme, u bë e mundur që në të tria lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet pranë ARRSH-së. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH-së.”, njoftoi ARRSH-ja.

Njoftimi i ARRSH-së

Në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte sot në terren për vlerësimin real dhe korrekt të banesave të atyre që tanimë kanë depozituar dosjet dhe dokumentet e pronësisë pranë këtij institucioni.

Gjatë ditës së sotme, u bë e mundur që në të tria lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet pranë ARRSH-së. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH-së.

Iu bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë, që disponojnë dokumente pronësie, t’i depozitojnë ato sa më shpejt pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor Shqiptar, në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre.

Procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pronave për procedurën e shpronësimit është një detyrim ligjor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rrjedhimisht, çdo përpjekje për të penguar këtë proces përbën pengim të punonjësve shtetërorë në ushtrimin e detyrës, ashtu sikurse mohim të së drejtës së pronarëve të objekteve për vlerësimin e shpronësimin e drejtë të tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *