Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj-protestuesve: Distancohuni nga politika, i keni gati banesat sociale në Shkozë


Kreu i Bashkisë së Tiranës iu ka bërë thirrje banorëve që preken nga Unaza e Re se duhet të distancohen nga politika. Ai është shprehur se  i kanë gati në Shkozë banesat sociale.

“Unë besoj se në të gjithë Tiranën ka një konsensus që edhe Unaza të bëhet por edhe familjet të marrin një trajtim social. Bashkia Tiranë ka rregulluar të gjitha apartamentet  në banesat sociale në zonën e Shkozës.

Duhet të marrin një vendim, të distancohemi nga politika. Do kërkojnë të ardhmen dhe fatin e tyre apo do rinë të kërkojnë të ardhmen dhe fatin e Lulit. Luli ka shtëpi dhe me kat shtesë pa leje që e dha vetë kur ishte në Bashkinë e Tiranës, shtëpi në Lalëz, shtëpi në Hollandë. Luli i ka rregulluar punët e veta. Pyetja është do rregullojmë punët e banorëve?”, u shpreh Veliaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *