Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e “Unazës së Re” peticion Arta Markut: Na lironi protestuesit


Banorët e “Unazës së Re” i kanë dërguar një peticion kryeprokurores Arta Marku. Banorët i kërkojnë Markut lirimin e të 3 arrestuarve dhe  ndërprerjen e punimeve për projektin e “Unazës së Madhe”. Ata shprehen se kanë besim se Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do t’i mbështesë.

Të pranishëm në protestën e sotme ishin edhe deputetët e opozitës.  “Danieli është dhunuar nga persona civilë. Këto presione, këto hakëmarrje të kësaj qeverie nuk do ta ndalojnë këtë protestë. Kjo qeveri duhet të tërhiqet sot nga ky projekt korruptiv. Qytetarët janë për një kauzë të drejtë. Këtu nuk vendos as Edi Rama, as Erion Velaij. Këtu vendosim ne.”, u shpreh Klevis Balliu nga protesta. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *