Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Basha: Do jetë emër i zgjedhur nga interesat e qytetarëve


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Basha është shprehur se ende nuk ka asnjë emër, pasi ai do të dalë nga anëtarësia e PD pas një debati të gjerë politik dhe qytetar.

Po ta kisha përcaktuar do ti bija hasha të gjithë ato që thashë këtu. Sepse është bindja ime më e thellë që për të përqafuar një model të ri ku demokracia me të vërtetë përfaqëson interesat e njerëzve që të zgjedhin lirisht pastaj përmes platformave të debatit politik, ata do të përfshihen që në fazën e kandidaturave. Prandaj ne do të hapim një debat qytetar dhe jo thjeshtë politik në mënyrë që njerëzit që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet vendore të jenë produkt jo vetëm i vendimmarrjes politike por një konsensusi sa më të madh qytetar”- deklaroi Basha në emisionin “A Show”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *