Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk e kuptoja nga më vinin grushtat”, lirohet protestuesi i ndaluar nga policia


Lirohet me duartrokitje protestuesi i ndaluar nga policia. Në një prononcim për “FaxWeb”, protestuesi tha që në fugonin e policisë e kanë dhunuar.

“Më goditën aty brenda, te furgoni i policisë. Nuk e kuptoja nga më vinin grushtat.

Kam punuar 15 në Angli dhe krejt kontributin e kam hedh në Shqipëri. Ta mbajë mend shteti, Edi Rama e Erion Veliaj, se kjo s’do më ndodhë mua.”, tha personi që sapo u lirua dhe u mirëprit me duartrokitje nga protestuesit.

“Është e katërta herë që më prishet lokali im, prandaj nuk kam dalë në televizor.”, vazhdoi edhe njëherë.

Punonjësit e policisë bashkiake kanë tentuar të heqin sërish sot shtyllat e ndriçimit, mirëpo banorët e kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se nuk do të bëhet pa miratimin e tyre. Dy prej shtyllave të ndriçimit janë hequr deri më tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *