Vendosni fjalën kyçe....

“I shkojnë sytë burrit të martohet me një vajzë pa gishta?!”, Veliaj për Ina Nukën


Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës ka folur sërish në lidhje me plagosjen e polices Ina Nuka. Në një takim me disa protestues të “Unazës së Re” u shpreh në mënyrë diskriminuese ndaj gjendjes së efektives së policisë. 

“Nuk është gjynah ajo vajza pa gishta? Të gjitha burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! I kemi shkatëruarr jetën dhe dashtë zoti daltë me sukses, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj për gjendjen e Ina Nukës. 

Pak kohë më parë një gafë të ngjashme bëri dhe deputeti i PS-së Alket Hyseni, teksa krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me fëmijët autikë. Reagime të shumta pati ndaj Hysenit i cili u detyrua ta hiqte atë fjalë nga postimi i tij në Facebook./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *