Pas një analize të kryer nga Ministria e Brendshme për mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës që u zhvillua para Kuvendit ka ardhur edhe një reagim nga radhët e LSI-së.
Kreut i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ngritur pyetjen pse kryeprokurorja Arta Marku nuk hap një hetim për Ministrinë e Brendshme.
REAGIMI I VASILIT
Pse Arta Marku nuk hap hetimin per Ministrine e Brendeshme???
Sot Ministria e Brendshme po qahet per kapsollat.
Po kush i lejoi te futen kur paskan qene te rrezikshme?
Pse s’foli asnje fjale deri tani Ministria e Brendeshme?
Pse nuk paditen ata qe kane miratuar futjen e tyre?
Cilet jane emrat e fajtoreve?
Eksperimentet qe po bejne sot keta te Ministrise se Brendeshme pse nuk i bene dje?
Pse prokuroria hesht perpara kesaj afere?
Apo meqe prokuroria e qeveria jane njesh me njera tjetren s’ka as hetim,as pergjegjes dhe as fajtore.
Pa u vene gishtin fajtoreve, boll doli Ministria e Brendeshme se u be gazi i botes dhe u katandis ne nje sekt hakmarresish qe dhunon qytetaret qe i paguajne per t’i mbrojtur.