Policia italiane prangos një shqiptar të konsideruar si tregtari më i madh i drogave të forta në Viterbo.
Ismail Rebeshi, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Ichnos’ i zhvilluar nga policia vendase.
Policia lokale e ka konsideruar 35-vjeçari shqiptar si ‘kokën” e trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë’.
Ai ishte rezident prej vitesh në Tuscia.
Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.
Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të “Ichnos”. Të arrestuarit e tjerë janë Vincenzo Polito 48 vjeç nga Roma, Massimo Leoni 42 vjeç nga Como dhe Joseph Tinenzo 40 vjeç, banues Napoli.