Një milion fëmijë viktima të konfliktit në Lindjen e Mesme rrezikojnë të qëndrojnë jashtë në këtë të ftohtë, me ardhjen e dimrit dhe me mungesën e burimeve për t’i mbështetur ata, paralajmëroi sot UNICEF.
‘’Nën presionin e konfliktit disavjeçar, zhvendosjeve dhe papunësisë, burimet financiare të familjeve mund të llogariten në zero”, shprehet Geert Cappelaere, drejtori rajonal i UNICEF-it, duke vënë theksin se “ngrohja është thjesht e pamundur”.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët konfirmon ndër të tjera se po përballet me mungesën e financimeve deri në vlerën e 33 milionë dollarëve për të siguruar ndihmë humanitare për fëmijët përfshirë veshje dhe batanije.
Shirat dhe i ftohti do të kenë më tepër ndikim tek ai kontigjent i cili jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija, kryesisht në kampe ose qendra banimi të mbipopulluara.