As në orët e vona të natës, punonjësit e urdhëruar nga ARRSH-ja për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe për të prerë pemët në zonën e Astirit, nuk e kanë ndalur punën.
Pemët tek Unaza e Madhe janë prerë gjatë natës me nxitim dhe në fshehtësi, si dhe janë hequr tabelat dhe shtyllat e ndriçimit, ndërsa puna ka vijuar edhe sot.
Punonjësit e IMT-së po ashtu kanë vendosur blloqe betoni në vendin ku protestojnë banorët dhe kanë ngushtuar korsinë e rrugës.
Një gjë të tillë e kanë denoncuar herët në mëngjes edhe banorët e Astirit, përmes faqes së tyre në “Facebook”, ku shkruhet: “Bashkia ka filluar te punoje sot naten ne 02: 30. Pra cdo veprim i Erjon Veliajt eshte vetem dredhia… vetem mashtrimi… je aq genjeshtar i felliqur sa qe arrite shave veten tende dje qe te mbuloje sharjen qe i bere unazes re. Nuk te numerohen se sa fytyra ke. Nuk e paskemi ditur qe paske qene kaq genjeshtare ordiner. Ekstrem!”
Banorët e Unazës mbeten të vendosur në mbrojtjen e banesaver të tyre dhe kanë deklaruar se do të vendosin një çadër për të qëndruar tërë natën në rrugë, për të mos lejuaj më prishjen e shtyllave, apo banesave dhe bizneseve të tyre.