Vendosni fjalën kyçe....

Dy nxënëset nga Rozhaja i recitojnë Metës poezinë për gjuhën shqipe (VIDEO)


Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Ditën e Flamurit Kombëtar, ka vendosur të urojë shqiptarët përmes një video, ku dy nxënëse i recitojnë atij një poezi.

Dy nxënëset janë nga Rozhaja, që Meta e vizitoi pak ditë më parë.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!
Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës.”, shkruan presidenti.

Poezia

Gjithmonë shqipja na mësoi si të mbrojmë gjuhë, komb e atdhe
Si ta zhdukim robërinë dhe të kemi ne lirinë
Shqiptarët me flamurin, liri e shtet gëzofshi përjetë
Me fat 28 nëntori viti 1912


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *