Vendosni fjalën kyçe....

Shkuan për pushime, foshnja 10-muajshe dhe nëna e saj vriten nga ariu në Kanada


Një udhëtim u shndërrua në një makth për një familje kanadeze pasi një ari vrau një grua dhe vajzën e saj, jo shumë larg nga kabinat ku ata ishin akomoduuar.

Tragjedia ndodhi të hënën në një zonë të largët të provincës Yukon të Kanadasë. Gjermund Roesholt, aktivizoi një fener alarmi pasi gjeti partneren e tij 37-vjeçare Valerie Theoret dhe vajzën e tyre 10-muajshe Adele të vdekur.

Roesholt u tha autoriteteve se qëlloi dhe vrau bishën  rreth 100 metra larg banesës dhe shkoi për të kërkuar Valerie dhe Adelen. Por ai i gjeti ato të dyja të vdekura, të kafshuara nga arusha.

Të dy prindërit ishin njerëz entuziastë dhe me përvojë, thonë miqve të tyre, por puna e Valerie për të mësuar frëngjisht në një shkollë fillore në Whitehorse në Jukon jugore nënkuptonte se nuk mund të shpenzonin shumë kohë larg qytetit.

“Ishte shkatërruese. Unë vetëm, unë thjesht nuk mund të besoja në fillim”, tha Verena Koenig, mikeshë i Valerie për CTV Vancouver.

“Ajo ishte aq e mbushur me dashuri dhe mahnitëse. Ajo ishte aq e lumtur që të kishte një fëmijë dhe që ishte një nënë “. tha më tej ajo.

Burimi: RT

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *