Vendosni fjalën kyçe....

Dadiç: Taksa duhet të hiqet, Serbisë nuk i intereson se si


Në lidhje me taksën 100% për mallrat serbe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se lkop duhett ë hiqet nga qeveria e Kosovës. 

“Beogradit nuk i intereson se si do të ndodhë kjo. Ai që i dha jetë këtij monstrumi politik në Prishtinë, ai ka për ta zgjidhur këtë problem dhe t’i kontrollojë atë. S’ka lojëra të dyfishta, duhet ose ta zgjedhësh atë ose jo”, ka thënë kryediplomati serb. Daçiq ka thënë se është e pamundur që Kosova të mos e dëgjojë SHBA-në për heqjen e kësaj takse.

Edhe p ërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të hiqë menjëherë taksën prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, ka thënë ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *