Banorët e “Unazës së Re” janë të tensionuar. Ata janë duke hequr blloqet e betonit në rrugë që janë vendosur nga ARRSH-ja. Banorët janë duke marshuar në rrugë dhe shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
“Poshtë qeveria”, “O Erjon o diarre këtu i thonë Unazë e Re. “Unaza është e jona”. “Shtëpitë tona do t’i mbrojmë më gjak”. “Jug veri jemi një”. ‘Jemi të gjithë për një qëllim”,”O Erion o zagar do të tërheqim me litar” . Këto janë disa nga thirrjet e banorëve të Unazës së Re.
“Lali Eri vjen natën dhe heq pemët. Çdo gjë këtu janë taksat dhe djersët tona o pis”, u shpreh një qytetare ndaj Veliajt. Në protestë nuk ka forca policie të pranishme.