Vendosni fjalën kyçe....

Pas disa orësh kërkime, nxirret nga lumi trupi i pajetë i 24-vjeçarit në Maliq


Nxirret trupi i pajetë i Gjergji Elmazit, 24-vjeçarit që ra në lumë në Maliq.

Mjeti me targa AA527VK me të cilin po udhëtonte 24-vjeçari, ra në lumë rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit.

Edhe pse në vendngjarje kishin mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit, ishte e pamundur nxjerrja e trupit dhe e mjetit për shkak të thellësisë së madhe të ujit.

“Më datë 29.11.2018, rreth orës 03:45, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.

Pritet ardhja e polumbarëve.”, njoftonte policia këtë mëngjes.

U desh ndërhyrja e polumbarëve të cilët pas disa orësh kërkime, e nxorrën nga lumi trupin e pajetë të të riut. Nuk dihen ende rrethanat se si ndodhi aksidenti, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *