Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet Rusi-Ukrainë, Trump anullon takimin me Putin


Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka anulluar takimin me Presidentin Valdimir Putin në samitin e G20. Ky vendim i Trump erdhi pas tensioneve Rusi-Ukrainë.

“Bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer në Ukrainë nga Rusia, kam vendosur se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara të anullonin takimin tim të caktuar më parë”, ka shkruar Trump në Twitter. 

Takimi ishte planifikuar për në 1 dhjetor, në ditën e dytë dhe të fundit të samitit që do të zhvillohet në Buenos Aires.

“Në fillim do të ketë një bisedë të shkurtër, siç presim, midis dy presidentëve, dhe pastaj bisedimet ruso-amerikane, të cilat mund të zgjasin rreth një orë,” u shpjegoi Peskov gazetarëve. Uashingtoni ka konfirmuar tashmë bisedimet, shtoi ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *