Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet kandidati për president në Ukrainë, e qëllojnë me kungull kokës (Video)


Anatoliy Grytsenko, i cili është në garën për t’u bërë president i Ukrainës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka akuzuar kreun aktual të shtetit Petro Poroshenko për organizimin e një sulmi ndaj tij gjatë një vizite teksa po bënte fushatë elektorale në portin e Odessa-s të Detit të Zi.

Ish- ministri i mbrojtjes do të fliste për programin  tij në një radio lokale të mërkurën mbrëma, por kur arriti në stacionn radiofonik, hyrja u bllokua nga një grup njerëzish të maskuar, të mirëstërvitur, sipas një deklarate nga sekretari i tij i shtypit, i botuar nga “Interfax-Ukrainë”.

Ata i dhanë Grytsenko një kungull u ishte futur një penis artificial me fjalët “Ik zhduku në shtëpi ” të shkruar në anën tjetër dhe u përpoqën ta godasin me vezë.

Duke u frikësuar nga një konfrontim, kandidati vendosi të tërhiqej, por grupi i personave që e sulmuan, të cilët nuk u identifikuan, u përballën me shoqëruesit e tij. Regjistrimet e kamerave të sigurisë tregojnë një përleshje të vërtetë të dhunshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *