Nga burgu janë liruar du prej banorëve të Astirit. Mësohet se janë liruar nga burgu Kujtim Ylli dhe Romeo Llulla. Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin e Yllit, ndërsa ka lënë në arrest shtëpie Llullën.
“Arrestimet dhe shoqërimet janë politike dhe masat që u ndërmorën, ishin shpallja ose arrestim i paligjshëm për Kujtim Yllin sepse dukshëm arrestimi ishte thjesht politik për të ushtruar presion ndaj banorëve të cilët bëjnë sot 28 ditë që po protestojnë. Është një akt i turpshëm i kësaj qeverie që kërkon t’iu bëjë presion këtyre banorëve me anë të shoqërimeve dhe arrestimeve të paligjshme siç e vendosi dhe gjykata për rastin e zotit Ylli. Patjetër që do lirohet”, deklaroi Balliu.