Banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme tek Unaza e Re, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Në këtë protestë banorët kërkojnë kompensim të plotë të pronës së tyre.
Ndërkohë që në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministri Edi Rama që të tërheqë fadromat.
“Poshtë Edi Rama, poshtë qeveria’, me këto thirrje banorët i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet nga prishja e shtëpive pasi nuk do ja arrijë kurrë qëllimit.